E trishtë: Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes 45-vjeçarja

  • E.K /
  • 22 March 2023 - 11:19
E trishtë: Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes 45-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, raporton “Kosova Sot Online”.

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës.

Nga hetimet dyshohet se viktima ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj.

Rasti është duke u hetuar për sqarimin e rrethanave.

(Kosova Sot Online)