Dendias: E përgëzoj Vuçiqin për marrëveshjen

  • A.P /
  • 22 March 2023 - 16:50
Dendias: E përgëzoj Vuçiqin për marrëveshjen

Sot ka qëndruar në Beograd, kryediplomati grek, Nikos Dendias, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se në takimin me të temë qendrore ishte dialogu Kosovë-Serbi, duke shtuar se vendi i tij mbështet përpjekjet e Bashkimit Europian në këtë proces.

“Jam pritur përzemërsisht nga Presidenti i Serbisë Alekandar Vuçiq sot në Beograd. E përgëzova për marrëveshjen e fundit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të arritur në Ohër. Përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë ndaj përpjekjeve të BE-së për përparimin e mëtejshëm të dialogut Beograd-Prishtinë, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme”.

Dendias tha se në diskutim me Vuçiqin janë përfshirë edhe zhvillimet rajonale dhe perspektivën europiane për Ballkanin Perëndimor.

(Kosova Sot Online)