Vdes këmbësori, u godit nga vetura në Prizren

  • E.K /
  • 24 March 2023 - 10:32
Vdes këmbësori, u godit nga vetura në Prizren

Një këmbësor ka ndërruar jetë në fshatin Randobravë të Prizrenit, si shkas i përplasjes me një automjet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pajetë për obduksion.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)