Presidentja Osmani: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më heroike të luftës së UÇK-së

  • E.K /
  • 24 March 2023 - 15:54
Presidentja Osmani: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më heroike të luftës së UÇK-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar Epopenë e Dukagjinit në 24-vjetorin e saj.

Osmani ka thënë se Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit.

“Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit. Më 24 mars 1998 forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë sulmuan Gllogjanin, teksa familja Haradinaj me qëndresën heroike tregoi se liria ishte e panegociueshme”.

(Kosova Sot Online)