Zbulohen mumie kafshësh

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 16:30
Zbulohen mumie kafshësh

Të paktën 200 koka të mumifikuara janë zbuluar së fundmi në tempullin e Ramses II në qytetin antik të Abydos në Egjiptin jugor. Mediate huaja bëjnë me dije se kokat e mumifikuara të kafshëve datojnë që nga periudha e Ptolemeut dhe një strukturë palatore e Mbretërisë së Vjetër.

Sipas autoriteteve delet e mumifikuara, qentë, dhitë e egra, lopë dhe gazela u gjetën në tempull së bashku me kokat e dashit, të cilat mendohet të jenë flijime që tregojnë nderimin e vazhdueshëm për Ramsesin II rreth 1000 vjet pas vdekjes së tij, thuhet në një deklaratë nga ministria e turizmit dhe antikiteteve,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërkohë krahas mbetjeve të kafshëve të mumifikuara, ekipi zbuloi një strukturë të madhe pallati me mure afërsisht pesë metra të trashë nga dinastia e gjashtë e Mbretërisë së Vjetër, përveç disa statujave, papiruseve, mbetjeve të pemëve të lashta, veshjeve prej lëkure dhe këpucëve.

Image

(Kosova Sot Online)