Daviet: Kosova t’i zgjidh vetë problemet, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, ka thënë se vazhdimi i dialogut me Serbinë është mënyra më e mirë që Kosova t’i mbrojë interesat e veta.
Ajo në një ligjëratë para studentëve, ka thënë se Franca do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian.
“Dialogu me Serbinë nuk është kundër interesave kombëtare të Kosovës, nuk është kundër kosovarëve”, ka thënë Daviet.
Sipas saj, Kosova duhet t’i zgjidh vet dhe se dialogu duhet të jetë mjeti për tejkalimin e krizës politike.
Ajo ka përmendur korrupsioni, për të cilin ka thënë se vazhdon të jetë problem I madh I Kosovës.
(Kosova Sot)