Një vajzë në Prishtinë sulmohet nga njerka e saj

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 09:56
Një vajzë në Prishtinë sulmohet nga njerka e saj

Një vajzë nga Prishtina ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga motra dhe njerka e saj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Të dyshuarat pas arrestimit me vendim të prokurorit janë liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 28.03.2023-13:05. Raportohet se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare, njerka dhe motra (e viktimës). Dy të dyshuarat janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë te rregullt.

(Kosova Sot Online)