Lajçak niset për në Londër: Në qendër diskutimi, dialogu Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 10:08
 Lajçak niset për në Londër: Në qendër diskutimi, dialogu Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se dje ka qenë në Berlin të Gjermanisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Diplomati sllovak tha se dita e djeshme ishte ditë intensive, pasi ishte e mbushur me takime të ndryshme në Kancelarinë, ministrinë e Jashtme dhe Bundestagun gjerman, të ndërlidhura me procesin negociator.

Lajçak tregoi se ai po shkon në Londër të Britanisë së Madhe, për dy ditë konsultimesh rreth dialogut Prishtinë-Beograd.

“Pas një dite intensive në Berlin dje e mbushur me takime në Kancelarinë, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag, tani po shkoj në Londër për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, shkroi ai në Tëitter.

(Kosova Sot Online)