Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 30 March 2023 - 08:28
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Sot moti në Kosovë do të jetë i ngrohtë, me diell dhe po ashtu do të ketë edhe vranësira, shkruan “Kosova Sot Online”.

Moti i njëjtë pritet të jetë edhe nesër, por që në mbrëmje do të ketë edhe riga shiu.

Njoftimi i plotë:

30.03 – Intervale me diell dhe vransira kalimtare.

31.03 – Më ngrohtë. Intervale më të gjata me diell paradite, e më vonë pasdite vransirat shtohen, me mundësi për riga lokale shiu në mbrëmje.

1.04 – Mbetet ngrohtë, me vransira të ndryshueshme e diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

2.04 – Vransira të ndryshueshme. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje lokale shiu.

3.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, që vende-vende edhe mund të jenë më intenzive.

Temperaturat shënojnë rritje deri në 17C e 18C, ato maksimale, ditën e premte. Mbesin të larta deri ditën e diel, e të hënën zbresin në 7C. Minimalet nga vlera negative, shënojnë rritje në 4C e 7C.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 5-15m/s, e të hënën ndryshon drejtimin në veriore.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditëve të fundjavës.