
36-vjeçarja varroset e gjallë, shpëtohet pas 10 orësh

Një grua 36-vjeçare, e cila ishte mbyllur e gjallë në një varr në Brazil, ka arritur të shpëtojë pas dhjetë orësh, përcjell “Kosova Sot Online”.
Alarmi u ngrit nga punonjësit e varrezave të cilët panë gjurmë gjaku pranë një varri. Dhoma ishte mbyllur së fundmi me tulla dhe çimento, tha policia lokale në një deklaratë.
“Punonjësit e policisë kanë dëgjuar thirrje për ndihmë (nga brenda zonës), kanë thyer murin dhe kanë nxjerrë jashtë një grua të plagosur në kokë dhe në duar”, thuhet në njoftim.
Dy të dyshuar të moshës 20 dhe 22 vjeç janë ende në kërkim nga autoritetet, teksa gruaja i tha policisë se dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe e kanë rrëmbyer pasi kanë rrahur burrin e saj.
(Kosova Sot Online)