Ja sa është shkalla e papunësisë aktualisht në Kosovë

  • E /
  • 31 March 2023 - 10:48
Ja sa është shkalla e papunësisë aktualisht në Kosovë

Kosova vazhdon të mbetet vend me numrin e lartë të papunësisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në bazë të dhënat e publikuara nga Agjencisë së Statistikave të Kosovës në tre mujorin e parë të vitit 2022 shkalla e papunësisë në vend është 16.6 përqind.

“Sipas tremujorit të parë të AFP-së 2022 në Kosovë ka pasur 77,220 persona të moshës 15-64 vjeç, që ishin të papunë, 51,863 nga të cilët ishin meshkuj dhe 25,357 femra. Shkalla e papunësisë ishte 16.6 %, më e lartë ishte tek femrat me 18.9% se sa te meshkuj, 15.6 % . Krahasuar me tremujorin paraprak të AFP-së (TM4-2021) në Kosovë, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 2.4%, ku kjo rënie te meshkujt ishte me 1.4%, përderisa te femrat kjo rënie ishte me 5.2%. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1-2021) të AFP-së në Kosovë, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 9.2%, ku kjo rënie te meshkujt ishte me 8.6% përderisa te femrat kemi rënie të shkallës së papunësisë me 10.8%”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2022, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 61.4%, me fokus të veçantë te femrat me 77.9 %, krahasuar me meshkujt, 44.8 %.

(Kosova Sot Online)