Ambasadori gjerman reagon për djegien e veturave me RKS në veri

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 15:01
Ambasadori gjerman reagon për djegien e veturave me RKS në veri

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka dënuar aktet e djegies së veturave në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”

Rohde ka thënë se dhuna nuk është asnjëherë opsion.

“Unë kam besim të plotë që autoritetet kosovare do të hetojnë rastet plotësisht dhe do të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar diplomati gjerman.

(Kosova Sot Online)