Çifti i lejlekëve kthehet në qytetin shqitar

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 15:31
Çifti i lejlekëve kthehet në qytetin shqitar

Pas një fluturimi për mbijetesë të nisur nga kontinenti afrikan, duke kapërcyer rreziqe si elektroshoku dhe vrasja e paligjshme, çifti i lejlekëve tashmë ka mbërritur në platformën e folezimit në Gjirokastër dhe ka filluar punën për rregullimin dhe fortifikimin e folesë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë fole, familja e lejlekut do të mirëpresë anëtarët e rinj, të cilët do të ushqehen nga prindërit deri sa të mësojnë të fluturojnë për herë të parë.

Ndërtimi i platformës së folezimit është ndërmarrë nga PPNEA, Azm Qarku Gjirokaster dhe OST me qëllim rritjen e mundësive të folezimit të këtij lloji në vendin tonë.

Ky lloj numëron më pak se 10 çifte në Shqipëri dhe listohet si lloj i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje.

Shumë shpejt PPNEA do të aktivizojë kamerën me transmetim në kohë reale, e cila do të monitorojë familjen e lejlekut 24 orë në ditë.


(Kosova Sot Online)