Këto janë detajet për gjetjen e dy vajzave të zhdukura

  • E.K /
  • 01 April 2023 - 16:30
Këto janë detajet për gjetjen e dy vajzave të zhdukura

Dy vajzat e zhdukura, 12-vjeçarja Anisa dhe 15-vjeçarja, Melisa të cilat ishin zhdukur dy ditë më parë janë gjetur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe MPB, ndërsa vajzat janë dërguar në stacionin policor në Bit Pazar.

“Sot (01.04.2023) në orën 13:30 në rrugën “Xhon Kenedi”, pranë një objekti shitës në park, nga ana e punonjësve të policisë pranë stacionit policor Bit Pazar kanë gjetur të miturit M.K. (15) dhe A.A. (12), për të cilët mbrëmjen e datës 30 mars ishte denoncuar se kanë humbur kontaktet me familjen” – thonë nga MPB.

(Kosova Sot Online)