Pozhari: Marshues të shumtë përballë Qeverisë

  • A.P /
  • 02 April 2023 - 15:01
Pozhari: Marshues të shumtë përballë Qeverisë

Mijëra qytetarë që kanë dalë sot në sheshet e Prishtinës në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka theksuar Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dikush nga pjesëmarrësit ka shkruar “UÇK” në ndërtesën e Qeverisë, ndërsa Pozhari këtu mori shkas për të thënë se kryeministri Albin Kurti ka qenë gjithmonë në mbrojtje të luftës së UÇK-së.

“Marshues të shumtë në mbrojtje të luftës së UÇK-së. Përballë ndërtesa e Qeverisë që udhëhiqet nga një kryeministër i cili gjithmonë ka qenë kundër Gjykatës Speciale”, ka shkruar Pozhari

 

“Rrjedhimisht, edhe dje, edhe sot, edhe nesër Albin Kurti ka qenë dhe mbetet në mbrotje të luftës së UÇK-së”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)