Aksident me vdekje/ Humb jetën një person

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 08:30
Aksident me vdekje/ Humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje mbrëmë në aksin Sukth-Manzë, ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur, transmeton “Kosova Sot Online”.

Burimet shpjegojnë se në aksin rrugor Sukth -Manze,një automjet ka përplasur një motomjet, si pasojë ka humbur jeten pasagjeri ne motomjet.

Ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, duke marrur trajtuim mjekësor.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendgjarja.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesine mjekëve.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)