Si ra nga ballkoni 10 vjeçari derisa po luante me vëllain e tij binjak

  • A P /
  • 03 April 2023 - 20:22
Si ra nga ballkoni 10 vjeçari derisa po luante me vëllain e tij binjak

Leonis Sadikaj nga Lebusha e Deçanit ra nga distanca 1.5 metra duke vdekur në vend, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Loja që po bënte me vëllaun e tij binjak, mesditën e së dielës ishte vdekjeprurëse.

Ai ra nga një distance 1.5 metra nga ballkoni i shtëpisë së dajve të tij ku mbeti i vdekur në vend.

Ora e varrimit po afrohej, numri i pjesëmarrësve po rritej.  

Gjithçka për ceremoni ishte bërë gati.

Por kaq gati për tu përshëndetur me të nuk ishte shoqëria e tij që çdo ditë e takonte në klasë.

Pas tyre erdhën familjarët, që ju shihej dhimbja.

Ceremonia e varrimit filloi.

Shkolla ku vijonte mësimin Leonisi lexuan telegramin e ngushëllimit.

Ngushëllime kjo familje pranoi edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas kësaj Leonisi u varrosë.

Të gjithë luteshin për shpirtin e tij.

Vdekja e tij e kishte konstatuar Spitali i Pejës.


(Kosova Sot Online)