Dimër në pranverë, bora mbulon Kosovën

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 08:28
Dimër në pranverë, bora mbulon Kosovën

Prishtina Weather ka njoftuar se mot dimëror parashihet të mbajë në javën e parë të prillit, ku do të ketë edhe rreshje borë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, sot Kosovën e ka mbuluar borën, ku vendi është më temperature të ftohta.

Njoftimi:

2.04.2023 – Javën e parë të prillit do të kemi mot tipik dimëror. Të reshurat e shiut që fillojnë gjatë ditës së hënë, shndërrohen në borë në kalimin nga dita e martë, kur edhe do të mbajë mot më i ftohtë. Reshjet e shiut lokalisht mund të jenë mjaft të dendura, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje lokale, e ato të borës edhe të formojnë shtresa dëbore, viseve malore edhe deri në gjysmë metri shtresë të re.

Ditën e enjte dhe të premte do të ketë intervale me diell, por mbetet ende mot paksa i ftohtë. Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish priten mundësi për të reshura shiu.

Kushtet e favorshme të motit me qarkullim të mirë ajror dhe të reshura, do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira në ditët e para të javës.

3.04 – Kryesisht vranët dhe me erë gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje të reshura shiu përfshinë vendi, ku deri në mbrëmje më vonë mund të shndërrohen edhe në borë.

4.04 – Ftohtë kryesisht vranët. Kohëpaskohe me të reshura bore, lokalisht edhe të dendura herët në mëngjes.