Fillon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, fjalën e ka mbrojtja

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 10:01
Fillon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, fjalën e ka mbrojtja

Ka filluar seanca e dytë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në pika të shkurtra, do të paraqesin mbrojtjen e tyre kundër akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

(Kosova Sot Online)