Sistemi i radarit të një makine mund t'ju bëjë ta rimendoni sërish

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 15:56
Sistemi i radarit të një makine mund t'ju bëjë ta rimendoni sërish

Për ata që nuk besojnë në jetën e përtejme, sistemi i radarit të një makine mund tju bëjë ta rimendoni sërish.

Duket si filmi fantastiko-shkencor “Walking Dead”, por është një skenë shumë reale.

Në videon e mëposhtme, kamera e makinës regjistron disa persona që lëvizin para mjetit. Deri më tani nuk ka asnjë problem pasi në këtë mënyrë supozohet të funksionojnë sistemet e asistencës për njohjen e këmbësorëve dhe shmangien e aksidenteve.

Por problemi është se makina është brenda një varreze dhe me sa duket nuk ka lëvizje të një personi të gjallë rreth makinës. Megjithatë, ekrani regjistron lëvizjen e njerëzve të gjallë rreth perimetrit të makinës, të cilët madje shfaqen dhe zhduken pa ndonjë model të veçantë.

Ne nuk e dimë se cili është botëkuptimi juaj metafizik, por videoja patjetër do t’ju bëjë të mendoni më thellë.


(Kosova Sot Online)