Trajkoviqit i ndalohet vajza në aeroport

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 22:00
Trajkoviqit i ndalohet vajza në aeroport

Se sot i është ndaluar vajza në aeroportin e Beogradit,  ka bërë të ditur politikania serbe, Rada Trajkoviq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, i ka bërë pyetje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Çfarë po ju bëjnë fëmijët e mi, Aleksandar Vuçiq? Përsëri shërbimet tuaja e ndalojnë vajzën time që është mjeke në aeroport me të hyrë në vend”.

“Një qytetare që e respekton ligjin dhe nuk merret me politikë. Çfarë po ju bëjnë fëmijët e mi?”, ka shkruar Trajkoviq.

Kjo nuk është hera e parë që ndalohen fëmijët e Trajkoviq në aeroport, edhe muaj më parë vajza e saj ishte ndaluar në aeroportin serb. Po ashtu, edhe Trajkoviq ishte ndaluar në mars nga policia në aeroport.


(Kosova Sot Online)