Shpallen rezultatet e verifikimit të së kaluarës për zyrtarët policorë që do t’i zëvendësojnë policët e dorëhequr në veri

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 14:20
Shpallen rezultatet e verifikimit të së kaluarës për zyrtarët policorë që do t’i zëvendësojnë policët e dorëhequr në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shpallur rezultatet e verifikimit të së kaluarës për zyrtarët policorë, sipas konkursit të shpallur në janar të këtij viti, që do t’i zëvendësojnë policët e dorëhequr në veri të vendit, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ndërkohë, serbët në katër komunat veriore u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës në muajin nëntor të vitit të kaluar, pas mosmarrëveshjeve të Kosovës e Serbisë për çështjen e targave.

(Kosova Sot Online)