
Gërvalla: Të panumërta janë bisedat me homologë të ndryshëm

Kosova ka një vend të respektuar në arenën ndërkombëtare, ka theksuar kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".
“Një mërgimtar nga Danimarka para qytetarëve të Kaçanikut tregon se sa krenar dhe i lehtësuar ndihet. Po e citoj: “Më në fund mediat dhe politikanët në Danimarkë po flasin me admirim dhe respekt për politikën e vendit tim, gjë që më bën të ndihem shumë krenar””, ka thënë Gërvalla në foltore.
Po ashtu, ajo zbuloi edhe një bisedë me një homolog të saj, i cili e ka lavdëruar Kosovën për demokraci.
“Një homolog i imi nordik në një prej takimeve na thotë: “You are the shining star of democracy in the region”, që do të thotë jeni yll i ndritshëm i demokracisë në rajon”.
“Të panumërta janë bisedat me homologë të ndryshëm që shprehin admirim për shtet ligjor”.
Gjatë fjalës së saj, deputetë nga opozita i reaguan. Për këtë, Gërvalla iu përgjigj.
“Qetësohuni, faktet dhëmbin, por s’kam çka ju bëj”.
(Kosova Sot Online)