
Pas lirimit të të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, reagojnë gratë deputete

Pas lirimit nga akuza e Naser Pajazitajt nga Gjykata Supreme, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, ka reaguar Grup i Grave Deputete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".
Duke thënë se është e papranueshme që jeta e një gruaje vlen për gjykatat tona aq pak sa mund të kalojë pa u ndëshkuar askush, ose me një dënim minor.
Në reagim thuhet se institucionet e sigurisë në shumë raste kanë dështuar t’u ofrojnë siguri grave.
Reagim të Grupit të Grave Deputete
Drejtësi për Donjeta Pajazitajn
Donjeta Pajazitaj ishte vrarë në 2015. Për vrasjen e saj në vitin 2017 ishte ngritur aktakuzë ndaj Naser Pajazitaj. Gjykata Supreme sot e ka liruar atë nga akuzat.
Vrasja e të ndjerës Donjeta Pajazitaj ishte cilësuar si mizore, trupi i së cilës ishte gjetur shumë më vonë në Bjeshkët e Strellcit. Për ne si Grup i Grave Deputete është e papranueshme që jeta e një gruaje vlen për Gjykatat tona aq pak sa mund të kalojë pa u ndëshkuar askush. Ose me një dënim minor.
Institucionet e sigurisë në shumë raste kanë dështuar t’u ofrojnë siguri grave. Pastaj humbet kohë në kapjen e kryersve të vrasjeve. Dhe pas kapjes është e pakuptueshme të lihen të lirë. Ky është inkurajim për dhunuesit. Duke e respektuar punën e gjyqësorit si pushtet i ndarë dhe i pavarur, duam të sigurohemi që të jetë në anën e drejtë dhe për të drejtën. Për këtë rast dhe të gjitha rastet.
(Kosova Sot Online)