Takohen Osmani e Hovenier bisedojnë për zhvillimet e fundit

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 18:46
Takohen Osmani e Hovenier bisedojnë për zhvillimet e fundit

Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

Siç thuhet në njoftim, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në rëndësinë e avancimit tutje të raporteve bilaterale.

“Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj”, njofton presidenca e Kosovës.


(Kosova Sot Online)