
Përfundon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e cila u zhvillua sot ka përfunduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".
Gjatë debatit, kryeministri Kurti u mburr para deputetëve për sukseset e arritura deri tani, ndërkaq, deputetët opozitarë e kritikuan shefin e qeverisë për dështim në qeverisje.
Gjatë seancës e morën fjalën edhe ministrat e kabinetit qeveritar, ku renditën para legjislativit, siç thanë të arriturat gjatë këtyre dy viteve.
Seanca do të vazhdojë nesër prej orës 13:00.
(Kosova Sot Online)