Vuçiq sot takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe

  • E.k /
  • 07 April 2023 - 10:05
Vuçiq sot takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sot me “përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova”, siç ata e quajnë Listën Serbe të instaluar në Kosovë nga vet Vuçiqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Takimi do të mbahet në Beograd në Pallatin e Serbisë.

“Vuçiq në orën 13 do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, pas së cilës do të mbahet një konferencë për media”, pretendohet në kumtesë.

Ndërkohë, deputetët e Listës Serbe janë kthyer në Kuvendin e Kosovës, pas pesë muajsh mungesë.

(Kosova Sot Online)