Arrestohet i riu pasi plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 22:30
Arrestohet i riu pasi plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët

Mbrëmjen e sotme bëhet me dije se është dorëzuar në polici autori i plagosjes së trefishtë në Shkodër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa” ku shtetasi Aldo Hasani plagosi me thikë tre bashkëmoshatarë pas një konflikti për motive të dobëta.

Polica bën me dije se materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, ku shtetasi A. H., pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij dhe u largua, shërbimet e Komisaritait të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Shkodër, janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë ushtruar kontrolle të shumta në ambiente të ndryshme, në akse rrugore dhe në lagjet e qytetit të Shkodrës.

Për shkak të presionit të Policisë dhe falë negociatave me familjarët e shtetasit A. H., u bë e mundur që rreth orës 20:00, ky shtetas të vetëdorëzohej në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Shtetasi A. H. plagosi me mjet prerës thikë, bashkëmoshatarët e tij, shtetasit K. H., E. T. dhe Xh. P.

Shtetasi Xh. P. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë, pas ndihmës mjekësore, janë larguar në banesë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

(Kosova Sot Online)