Osmani uron Ditën e Romëve: Vlerësojmë kontributin e tyre në Kosovë

  • E.k /
  • 08 April 2023 - 12:59
Osmani uron Ditën e Romëve: Vlerësojmë kontributin e  tyre në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin rom në ditën ndërkombëtare të tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se sot festohet kultura, historia dhe arritjet e këtij komuniteti.

Osmani tha se e vlerëson kontributin e vazhdueshëm të romëve në Kosovë, duke shtuar se do të bëhet më shumë për të vazhduar avancimin e barazisë dhe përfshirjes për të gjithë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ne festojmë kulturën e pasur, historinë dhe arritjet e komunitetit tonë rom dhe vlerësojmë kontributin e tyre të vazhdueshëm në Kosovë. Sot, ne gjithashtu reflektojmë mbi punën që duhet bërë për të vazhduar avancimin e barazisë dhe përfshirjes për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

(Kosova Sot Online)