
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Mot i ndryshueshëm parashikohet gjatë javës së dytë të muajit prill. Të reshurat e shiut kohëpaskohe vazhdojnë edhe ditën e hënë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga dita e martë do të ketë edhe vransira e intervale me diell, e orëve të pasdites nuk përjashtohen mundësi për të reshura lokale shiu.
Ditën e enjte do të ketë më shumë intervale me diell, e të premten sërish priten kushte për të reshura shiu.
Moti ndryshueshëm favorizon edhe qarkullim më të mirë ajror, duke mbajtur kështu ndotësit ajror më të shpërndarë. Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Gjatë mbrëmjes në kushte qetësie, ndotësit ajror mund të jenë në koncentrime më të rritura e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.
10.04 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që pasdite mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Në vise malore reshje bore.
11.04 – Kryesisht vransira dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu.
12.04 – Intervale me diell e vransira. Pasdite me mundësi për reshje lokale shiu.
13.04 – Kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare.
14.04 – Vransira të ndryshueshme e intervale me diell. Pasdite rrebeshe shiu.
Temperaturat shënojnë rritje graduale. Minimalet luhaten nga 2C deri 7C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 19C ditën e enjte.
Fillimisht frynë erëra mesatare dhe mesatarisht të fuqishme nga krahu verior 5-15m/s, e nga dita e enjte ndryshojnë drejtimin në jugore e jugperëndimore.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale edhe nën vlera normale në pjesën e dytë të javës.
(Kosova Sot Online)