
Vëllau i Donjeta Pajazitajt tregon rrethanat e zhdu'kjes së motrës së tij

Rrethanat e zhdukjes së motrës së tij, i ka treguar vëllau i Donjeta Pajazitajt, në një intervistë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka treguar në detaje se çfarë ndodhi atë ditë me motrën e tij dhe tregon se si, sipas tij, Naseri e kishte përcjellë atë.
“Së basku me babin dhe vëllaun jemi kanë në mal, dhe Donjeta ka pas me shku në punë në ndërrimin e pasdites, por nga mbrëmja, kur kemi ardhur nga mali, na ka telefonuar një punëtor i marketit dhe na ka pyetur pse nuk ka ardhur Donjeta në punë?, Ne i kemi thënë së ajo është nisur për punë, dhe nga ai moment kemi kuptuar se diçka ka ndodhur”, ka thënë vëllau i Donjetës.
“Kemi shkuar në policinë e Pejës dhe at ana kanë thënë se ne jemi me komunën e Deçanit dhe duhet të drejtoheni te ata, kur kemi shkuar në stacionin e policisë se Deçanit, at ana kanë thënë se brenda 24 orëve ne nuk mund të ndërrmarim asnjë hap”, u shpreh tutje Shkëlqim Pajazitaj.
(Kosova Sot Online)