Prishtina po bëhet me një shkollë të re

  • E.k /
  • 13 April 2023 - 15:21
Prishtina po bëhet me një shkollë të re

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e një shkolle të re të mesme “7 shtatori” në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama është shprehur se është kënaqësi që të tregojë se i kanë filluar punimet e këtij institucioni arsimor.

Rama ka theksuar se është i lumtur që po realizojnë hapat e parë për ndërtimin e kësaj shkolle.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi të madhe njoftojmë se kemi filluar punimet për ndërtimin e një shkolle të re, Shkollës së Mesme "7 shtatori".

Bashkë me Drejtorin e Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, dhe Drejtoreshën Besianë Musmurati, kemi nisur këtë projekt me shumë zell dhe entuziazëm. Jemi të lumtur që po bëjmë hapin e parë drejt realizimit të kësaj shkolle dhe presim me padurim ndikimin pozitiv që kjo shkollë do të ketë në nxënësit dhe komunitetin tonë.

Dëshirojmë t'ju falenderojmë të gjithë anëtarët e ekipit që kanë ndihmuar në fillimin e këtij procesi.

#kryeqyteti

#prishtinapraktike

#arsimi

(Kosova Sot Online)