Ferizaj: Të fejuarit rrahën mes vete, bëhen për spital

  • E.k /
  • 15 April 2023 - 10:41
Ferizaj: Të fejuarit rrahën mes vete, bëhen për spital

Një çift i fejuar në Ferizaj kanë përfunduar në spital, pasi janë rrahur në mes vete, pas një marrëveshje ndërmjet tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Është raportuar se të dyshuarit një femër kosovare dhe një mashkull kosovar, të fejuar, pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia ka treguar se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)