
Petkoviq shkon në Deçan, kjo është arsyeja

Në liturgjinë e mesnatës në Manastirin e Deçanit me rastin e pashkëve ortodokse, mori pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai shoqërohej nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq si dhe figura të tjera të kësaj partie. Njoftimi u bë nga vet Lista Serbe por pa dhënë shumë detaje.
Edhe Manastiri i Deçanit konfirmoi se Petkoviq mori pjesë në shërbesë bashkë me disa përfaqësues të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Sipas tyre, rreth 300 besimtarë nga Kosova, Serbia dhe Mali i Zi morën pjesë në shërbesën e mesnatës.
“Në shërbesë morën pjesë edhe z. Petar Petkoviq, drejtori i ‘zyrës për Kosovën’ të Qeverisë së Serbisë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, përfaqësues politikë serbë nga Kosova, si dhe përfaqësues të KFOR-it. Pas Liturgjisë së Shenjtë, shijuam mëngjesin e Pashkëve në tryezën e mbushur plot të manastirit”, shkroi Manastiri i Deçanit.
(Kosova Sot Online)