Parashikimi i motit për ditët në vijim

  • A.P /
  • 16 April 2023 - 13:03
Parashikimi i motit për ditët në vijim

Mot i paqëndrueshëm po paraqitet në javën e tretë të muajit prill.  Vransirat do të jenë më dominuese, sidomos në fillim të javës.  Që nga e hëna në mëngjes të reshura shiu kohëpaskohe shfaqen përgjatë ditëve vijuese.  Orëve të pasdites edhe në formë rrebeshesh që shoqërohen edhe me bubullimë.  Ditën e enjte dhe të premte, do të mbajë mot më i ndryshueshëm, ku do të ketë edhe intervale me diell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.  Vetëm në kushte qetësie orëve të mbrëmjes ndotësit ajror mund të shënojnë rritje të koncentrimeve e vlerat e çastit të kalojnë në të dobëta apo pashëndetshme, sikurse ditën e martë.

Datat:

17.04 – Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu kohëpaskohe që nga orët e mëngjesit.

18.04 – Vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe.  Pasdite të shoqëruara edhe me bubullimë.

19.04 – Vransira e intervale me diell.  Nga mëngjesi me mundësi për reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullimë.

20.04 – Intervale me diell e vransira.  Pasdite me mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë shiu e bubullimë.

21.04 – Intervale më të gjata me diell.  Pasdite mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

Temperaturat përcjellin vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.  Minimalet luhaten ndërmjet 5C e 8C, e maksimalet prej 12C deri 16C.

Erërat frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-9m/s.

Shtypja atmosferike pas rënies në fundjavë, gradualisht në rritje përreth vlerave normale.

(Kosova Sot Online)