Mellburni kalon Sidnejin për këtë arsye

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 15:15
Mellburni kalon Sidnejin për këtë arsye

Mellburni ka tejkaluar Sidnejin si qyteti më i populluar i Australisë, për herë të parë qysh në shekullin 19.

Sidneji e ka mbajtur me krenari këtë titull për më shumë se 100 vjet.

Por, me rritjen e shpejtë të popullsisë në periferi të Mellburnit, kufijtë e qytetit janë zgjeruar, duke përfshirë edhe zonën Mellton, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Shifrat e fundit të Qeverisë australiane tregojnë se popullsia e Mellburnit përbëhet prej 4.875.400 banorësh - 18.700 më shumë se ajo e Sidnejit.

Rritja e shpejtë e Mellburnit lidhet kryesisht me migrimin ndërkombëtar, tha për BBC-në demografja e Universitetit Kombëtar Australian, Liz Allen.

Ndryshe nga Sidneji, Mellburni e mirëpret diversitetin, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Mellburni mban titullin e qytetit më të madh të Australisë.

Si rezultat i lëvizjeve të mëdha të popullsisë në fund të shekullit të 19-të, Mellburni është rritur me shpejtësi dhe ka tejkaluar Sidnejin deri në vitin 1905.

(Kosova Sot Online)