
Kaq vite iu deshën Kosovës për t’i hequr vizat

Instituti Epik ka publikuar disa statistika për vendet e Ballkanit Perëndimor se sa kohë iu desh për të fituar liberalizimin e vizave me shtetet e Bashkimit Europian, transmeton “Kosova Sot Online”.
Sipas kësaj grafike, Kosova theu rekord me 12 vjet pritje për këtë process.
Në Parlamentin Evropian sot është miratuar vendimi final mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.
Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024.
Deri sa presim votimin final për liberalizimin e vizave për Kosovën nga ana e Parlamentit Evropian kujtojmë se ky proces zgjati më së gjati në historinë e procesit të liberalizimit të vizave. pic.twitter.com/xI1DAvpFQq
— EPIK Institute (@epikinstitute) April 18, 2023
(Kosova Sot Online)