Shtetet ku mund të udhëtoni pa viza

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 16:19
Shtetet ku mund të udhëtoni pa viza

Parlamenti Evropian sot miratoi vendimin për liberalizimi e vizave për qytetarët e Kosovës, jo më larg se 1 janari i vitit 2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Liberalizimi i vizave mundëson lëvizjen e lire pa viza në shtetet e zones Shengen, e cila përbëhet nga 27 shtete anëtare: Gjermania, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtejnin, Lituania, Luksemburg, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanjë, Suedi dhe Zvicra.

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza vetëm për 90 ditë, brenda një periudhe gjashtëmuajshe. Udhëtimi pa viza lejohet për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe nuk nënkupton leje pune ose përfitime të tjera. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. 


(Kosova Sot Online)