Dyshohet se vo'dhi katër vetura, policia arr'eston 17-vjeçarin

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 21:05
Dyshohet se vo'dhi katër vetura, policia arr'eston 17-vjeçarin

Njësia e hetimeve në Ferizaj kanë njoftuar se kanë arrestuar një person të moshës 17 vjeçare në Ferizaj.  

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari S.Xh është arrestuar nën dyshimin për bashkëveprim në vjedhje dhe tentim vjedhje.

“Policët hetues pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin tjetër S.XH (M/K) i moshës 17 vjeçar, e më pas mbrëmë rreth orës 23:00 ta arrestojnë, i cili dyshohet se ka kryer në bashkëveprim vjedhje dhe tentim vjedhje në Ferizaj”, ka njoftuar policia.

Siç njofton Policia, S.Xh dyshohet të ketë bashkëvepruar në vjedhjen e veturave dhe një shtëpie.

“Me datën 04.04.2023 në rrugën ‘’ Isa Boletini’’ është vjedhur një veturë pikap, me datën 04.04.2023 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ është vjedhur një veturë e tipit Passat,  me datën 11.04.2023 në rrugën ‘’Daut Dauti’’ është vjedhur një kamionet e tipit Mercedes, me datën 11.04.2023 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ është tentuar të vjedhet në një shtëpi banimi, me datën 11.04.2023 në rrugën ‘’Riza Goga’’është tentuar të vjedhet në një shtëpi banimi dhe të vjedhet një veturë.”, njofton Policia.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Ndërsa automjetet e vjedhura pas përfundimit të procedurave u janë kthyer pronarëve.

(Kosova Sot Online)