Ja kush thotë: S'e di kush është kryeministër në Kosovë

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 22:20
Ja kush thotë: S'e di kush është kryeministër në Kosovë

Gjersa ishte duke folur rreth fesë myslimane dhe përdorimit të saj nga politikanët e Kosovës për “interesa” politike, Fuad Ramiqi, Ish-drejtues i Lëvizjes Islame “Bashkohu” , theksoi se nuk e di kush është kryeministër në Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ramiqi, është pyetur  nëse edhe kryeministri Albin Kurti, po e përdor për interesa politike islamin? – Ramiqi ka deklaruar se nuk e di kush është kryeministër momentalisht.

“Secili kryeministër e përdor edhe sulmon atë sa i vyen për llojet e veta (fenë islame), ekskluzivisht politike. Çdo kryeministër deri më tani, çdo kryeministër deri më sot, me emër e mbiemër merre e shiko… nuk e di kush është kryeministër në Kosovë momentalisht”, ka thënë Ramiqi.

(Kosova Sot Online)