
Shembet një garazh, humb jetën një punëtor

Një garazh parkimi u shemb të martën në distriktin financiar të Manhatanit në Nju Jork, duke vrarë një punëtor dhe duke plagosur pesë të tjerë. Po ashtu raportohet se janë dëmtuar edhe shumë makina ndërsa dyshemetë prej betoni ranë mbi njëra-tjetrën, thanë zyrtarët e qytetit në Nju Jork.
Videoja e kalimtarëve tregoi makina të varura dhe te përfshira nga dyshemet e betonit, njerëzit aty pranë degjuan oshtima dhe britma të frikshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“U ndje si një tërmet,” tha Liam Gaeta, një student në Universitetin e Paqes që gjindet aty pranë. Studentë të tjerë përshkruan se panë makina që binin në ndërtesë.
Zyrtarët thanë se një punëtor tjeter u bllokua në një kat të sipërm dhe u shpëtua nga fqinjet.
Shembja e la ndërtesën “plotësisht të paqëndrueshme”, tha kryebashkiaku Eric Adams në një konferencë shtypi.
Zjarrfikësit duhej të tërhiqeshin për shkak të rrezikut, duke kryer kërkime në vend të tyre me një dron dhe një qen robotik, tha shefi i operacioneve të Departamentit të Zjarrfikësve, John Esposito.
Ndërtesa ishte “gjithë rrugës e mbuluar, e shembur deri në dyshemenë e bodrumit,” tha Ushtruesi i detyrës së Komisionerit të Ndërtimeve Kazimir Vilenchik.
Në fotografitë e publikuara shifet se kati i dytë i garazhes është shembur mbi të parin. Aty janë parë vazhdimisht ekipet e shpetimit duke shtuar se mund të ketë më shumë të bllokuar në rrënoja.
(Kosova Sot Online)