Kjo është zëvendësshefja e Zyrës së BE-së në Kosovë

  • E.k /
  • 20 April 2023 - 14:51
Kjo është zëvendësshefja e Zyrës së BE-së në Kosovë

Shërbimi Evropian për Çështje të Jashtme (EEAS), njotoi sot se Eva Palatova është emëruar sot zëvendësshefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Palatova ishte shefe e Departamentit për Politikë, Shtyp dhe Informim të Delegacionit të BE-së në Kanada.

Ajo ishte po ashtu një këshilltare diplomatike dhe anëtare e kabinetit të ish-kryeministrit belg dhe deputetit të Parlamentit Evropian Guy Verhofstadt.

(Kosova Sot Online)