
Istog: Përfshihet nga zjarri një objekt fetar

Një person ka informuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt fetar (tyrbe), pë rcjell “Kosova Sot Online”.
Rasti ka ndodhur në fshatin Veriq, Istog.
Tutje bëhet e ditur se nuk dihet vlera e dëmit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohura nga zjarri është përfshirë një objekt fetar (tyrbe).
Policia ka njoftuar më tej se rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)