39-vjeçarja kërcënohet dhe plagoset në kokë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

  • E.K /
  • 22 April 2023 - 11:09
39-vjeçarja kërcënohet dhe plagoset në kokë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Vlorë, ku një grua është kërcënuar dhe plagosur me sende të forta në kokë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.

Ky i fundit, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë në kokë, shtetasen E. K.(D), 39 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren, për disa ditë.

(Kosova Sot Online)