Pantoviq: Në Komunën e Zveçanit ka ardhur koha për ndryshme

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 09:57
Pantoviq: Në Komunën e Zveçanit ka ardhur koha për ndryshme

Në qendrën e votimit e cila gjendet krejt pranë stacionit të policisë, kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Zveçanit, Sllagjana Pantoviq, ka votuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një prononcim për media ajo deklaroi se ka ardhur koha për ndryshime pas qeverisjes dhjetëvjeçare të Listës Serbe në këtë komunë.

Kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet e 23 prillit që po mbahen në veri të vendit është shprehur optimiste se edhe serbët do të dalin në votime.

Në Komunën e Zveçanit të drejtë vote kanë 6 mijë e 661 persona.

(Kosova Sot Online)