Ja sa qytetarë votuan në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 10:37
Ja sa qytetarë votuan në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve

Qytetarët në veri të Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, i ka ftuar kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në këtë mënyrë t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe t’i ndërtojnë institucionet legale demokratike”, tha Radoniqi gjatë një vizite në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Në këtë vendvotim, sipas tij, deri më tash kanë votuar rreth 60 persona.

“Procesi është duke shkuar mirë dhe nuk ka ndonjë problem”, tha Radoniqi.

(Kosova Sot Online)