Ja sa është përqindja e qytetarëve që kanë votuar në Veri

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 11:43
Ja sa është përqindja e qytetarëve që kanë votuar në Veri

Konferencën e dytë për sot, e ka mbajtur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë se procesi zgjedhor në komunat veriore është duke shkuar në rregull dhe pa asnjë pengesë deri tani.

“Sipas të dhënave, pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 11:00 është si në vijim:

Leposaviq: 28 votues, 0.21 %

Zubin Potok: 65 votues, 1%

Zveçan: 29 votues, 0.41%

Mitrovicë e Veriut: 191 votues, 1.05 %”, thai Elezi.

Ai sërish u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

(Kosova Sot Online)