Radoiçiq nga Serbia bën thirrje për paqe

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 12:26
Radoiçiq nga Serbia bën thirrje për paqe

Duke i urdhëruar serbët që t’i bojkotojnë zgjedhjet, Millan Radoiçiq, nënkryetari e Listës Serbe, ka thënë se “unë nuk do t’u përgjigjem atyre sulmeve”, duke e konfimuar veten si kreu i strukturave ilegale në atë pjesë që herë pas here ndërmarrin veprime për ta destabilizuar situatën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ne e dimë shumë mirë se forca jonë ushtarake dhe harmonia jonë, hapi ynë i unitetit, Llazari ynë dhe Milloshi ynë i lënduan dhe për këtë arsye ata na sulmojnë frikacakisht. Unë nuk do t’u përgjigjem atyre sulmeve, sepse meritojnë përbuzje, si dhe zgjedhje të rreme, jodemokratike që duan t’i mbajnë me dhunë nesër në veri”, ka thënë Radoiçiq të shtunën, raportojnë mediat serbe.

Ai u bëri thirrje qutetarëve serbë që “të jenë dinjitoz, të bashkuar dhe të vendosur që nesër ta ruajnë paqen”, dhe “të mos iu nënshtrohen provokimeve”.

Si kërkoi bojkot pasi tha se “nuk ekziston asnjë serb i ndershëm” që del në këto zgjedhje.

“Asnjë terror nga Prishtina nuk do të dominojë kurrë në veri! Deri në fitore! Rroftë Serbia!”, citohet të ketë thënë nënkryetari i Listës Serbe.

(Kosova Sot Online)