Parashikimi i motit për ditët në vijim

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 12:39
Parashikimi i motit për ditët në vijim

Me të reshura shiu parashihet të fillojë java e fundit e muajit prill, që orëve të pasdites do të marrin karakter të rrebesheve me bubullima.  Të reshurat do të paraqiten kohëpaskohe deri nga dita e mërkurë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga dita e enjtë parashihet një periudhë më stabile e motit, ku do të ketë më shumë intervale me diell ditën e premtë.  Masa më të ftohta ajrore depërtojnë ditën e mërkurë që edhe pritet të zbresin temperaturat nën vlera mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe të mira.

Datat:

24.04 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me shi dhe bubullimë.

25.04 – Kryesisht me vransira. Orëve të mëngjesit me riga lokale shiu, e pasdite priten zhvillime të rrebesheve me shi e bubullima.

26.04 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu.

27.04 – Pjesërisht vranët.

28.04 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes ftohtë, e ditën më ngrohtë.

Temperaturat në rënie në të dy vlerat ekstremet.  Maksimalet zbresin në 12C ditën e mërkurë, e deri të premtën sërish rriten në 17C.  Minimalet të enjten dhe të premten mund të zbresin  edhe deri në 1C e 2C.

Nga dita e martë era ndryshon drejtimin nga krahu verior dhe frynë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 6-14m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.

(Kosova Sot Online)