
"Pjesëmarrja e ulët rezultat i drejtpërdrejtë i mjedisit armiqësor dhe frikësimit ndaj serbëve të Kosovës"

Analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, Jakub Bielamowicz, ka shkruar se Kosova duhet përgëzuar që ka siguruar një proces të qetë votimi, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Pjesëmarrja e ulët është rezultat i drejtpërdrejtë i mjedisit armiqësor dhe frikësimit ndaj serbëve të Kosovës të cilët nuk duan të përdoren më si futboll politik nga Serbia. Një mundësi e humbur për ta për t’u çliruar nga strukturat kriminale lokale të kontrolluara nga regjimi në Beograd”, ka shkruar ai në Twitter.
(Kosova Sot Online)